Formacionet e mundshme: Juventus – Villarreal

10:34 | 16 Mars 2022

Juventus – Villarreal, formacionet e mundshme.

Juventusi dhe Villarreali do të ndeshen sot (e mërkurë) mes vete në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’ edhe nikoqire e ‘Nëndetëses së Verdhë’ në takimin i cili pritet të zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 21:00.

Gjigantët e Serie A barazuan 1-1 në Spanjë tre javë më parë, kështu që atyre u duhet një fitore për t’u kualifikuar në çerekfinale sonte.

Të lënduar janë Leonardo Bonucci, Alex Sandro, Denis Zakaria, Weston McKennie, Federico Chiesa dhe Kaio Jorge. Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini kthehen, por nuk ka gjasa të startojnë.

Dushan Vlahovic u prezantua si zëvendësues në pjesën e dytë të fitores 3-1 të së shtunës ndaj Sampdorias dhe pritet të fillojë si titullar së bashku me Alvaro Morata në sulm.

Villarreali ka udhëtuar drejt Torinos pa të lënduarit Ruben Pena, Paco Alcacer dhe Alberto Moreno, ndërsa nga minuta e parë pritet të luajnë emra si Raul Albiol, Dani Perejo dhe Giovanni Lo Celso.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Rugani, De Ligt, De Sciglio; Cuadrado, Arthur, Locatelli, Rabiot; Vlahovic, Morata;

Villarreal (4-4-2): Rulli; Aurier, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Chukwueze, Parejo, Capoue, Trigueros; Lo Celso, Danjuma;

Komento: