Formacionet zyrtare, Llapi – Prishtina – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Formacionet zyrtare, Llapi – Prishtina

12:42 | 09 Nëntor 2019

Llapi – Prishtina, formacionet zyrtare.

Java e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll fillon me dy ndeshjet e ditës së shtunë.

Në fakt këto dy përballje priten të jenë edhe dy takimet më të nxehta të javës.

Në Drenas takohen Feronikeli dhe Drita, ndërsa në Podujevë Llapi e pret Prishtinën.

Rivalët rajonal janë në kërkim të titullit edhe këtë edicion, megjithëse për të dy këto skuadra ‘misioni’ duket mjaft i vështirë.

Si Llapi ashtu edhe Prishtina ndodhen prapa liderit Gjilani plot gjashtë pikë, ndaj çdo gabim nga kjo ndeshje mund tu kushtojë atyre me humbjen e hapit për titullin kampion.

Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të nisin ndeshjen.

Ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës fillon nga ora 13:00.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!