Formacionet zyrtare, Paris Saint Germain- Bayern Munich

20:02 | 23 Gusht 2020

Formacionet zyrtare: PSG tenton të shkruajë historinë përballë Bayernit që e ka fituar pesë herë LK-në.

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Pas disa vështirësive që i shkaktoi Coronavirusi në mesin e muajit mars, gara më e madhe për klube do të përmbyllet sonte (e diele) nga ora 21:00 në stadiumin “Estadio da Luz”.

Thomas Tuchel për finalen e tyre të parë historike do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, derisa në sulm luan me treshen, Neymar, Kylian Mbappe dhe Angel di Maria.

Në anën tjetër, Hansi Flick nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin Jerome Boateng, që po ashtu është i lënduar, derisa në pjesën ofanzvie ka startuar me Robert Lewandowskin, Serge Gnabryn dhe Thomas Mullerin.

Formacioni startues i PSG-së: Keylor Navas; Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat; Ander Herrera, Marquinhos, Paredes; Neymar, Mbappé, Di María.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Thiago, Lewandowski, Boateng, Goretzka, Davies, Gnabry, Muller, Alaba, Coman, Kimmich.

Komento: