Formacioni i frikshëm i Chelseat në sezonin e ardhshëm

13:03 | 06 Shkurt 2020

Sancho, Dembele, Chilwell, Donnarumma – formacioni i frikshëm i Chelseat sezonin e ardhshëm.

Chelsea pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar veror, pas rezultateve jo të mira që ka pasur këtë sezon.

Pas bllokimit të transferimeve që pati në vitin e kaluar, Blutë po menojnë që të përforcojnë ndjeshëm radhët e veta.

Giannluigi Donnarumma, Jadon Sancho dhe Moussa Dembele janë tre synimet kryesore të ish-kampionëve europian, transmeton lajmi net.

Me ardhjen e Donnarummas pritet që të largohet Kepa Arizabalaga i cili nuk është duke kaluar formë të mire këtë sezon me londinezët.

Sancho pritet ta zëvendësojë brazilianin Willian, i cili është tashmë 31-vjeçar dhe nuk e ka më atë potencialin që kishtë kur erdhi në Stamford Bridge.

Nëse arrihet akordi me Moussa Dembelen e Lyon, i sakrifikuari në atë pozitë pritet të jetë Tammy Abraham, i cili, përkundër paraqitjeve shumë të mira, pritet të ulet në stol me ardhjen e francezit.

Të gjitha këto transferime potenciale do të krijonin një 11-she të frikshme, me çka edhe Lampardit do t’i shkaktonte kokëçarje pozitive.

Komento: