Foto që nuk i keni parë, Mehmet Kosova shkëlqen në dasmën e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Foto që nuk i keni parë, Mehmet Kosova shkëlqen në dasmën e tij

17:05 | 03 Janar 2019

Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu në Kosovë u bë i njohur me rolin e “Mehmet Kosovës”, nga seriali“Jetë e hidhur”, i cili u transmetua në Rtv21.

Me rolin e “Mehmet Kosovës” i cili nuk arriti që të martohej me vajzën që e deshi “Nerminin”, u pëlqye shumë nga të gjithë shikuesit e këtij seriali. Por, në jetën reale, Kenani është i martuar dhe është shumë i lumtur.

Aktori në vitin 2016 lidhjen e tij disa vjeçare me aktoren dhe modelen e njohur, Sinem Kobal e ka kurorëzuar me martesë në një ceremoni madhështore, shkruan rtv21.tv Çifti është duke e jetuar jetë të lumtur së bashku, kjo shihet nga imazhet e shumta, të cilat dyshja i publikon në rrjetet sociale, teksa çdo herë shihen duke i qëndruar afër njëri- tjetrit.

Aktorin patët rastin ta shihni të veshur me kostumin e dhëndrit në disa prej roleve që ai i kishte pasur, edhe para martesës së tij. Por, se si është dukur ai në ditën më të rëndësishme të tij, në ditën kur u martua me bukuroshen, Sinem e shihni në fotografitë më poshtë.

Kenenani shihet se ishte bërë dhëndër shumë i pashëm, ku të veshur kishte një kostum eleganat shumë të bukur, e krah tij ishte një nuse e denjë për të, Sinemi, e cila ka shkëlqyer në fustanin e nusërisë

Komento: