
Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi është detyruar të tërhiqet nga skuadra e kombëtares franceze pas një dëmtimi në brinjë.
32-vjeçari francez pësoi dëmtimin e djeshëm ndaj AC Milan, ndërsa sot ekzaminimet mjekësore kanë treguar që lëndimi është mjaft serioz për të justifikuar largimin e tij nga skuadra për dy ndeshjet e tyre të radhës kundër Moldavisë dhe Shqipërisë,përcjell ORAinfo.

Mesfushori i Juventusit është zëvendësuar nga mesfushori i Arsenalit, Mateo Guendouzi./ORAinfo/