Frika e moskalimit të pragut, NISMA-AKR-PD bëjnë këtë veprim

15:44 | 22 Nëntor 2019

Frika e moskalimit të pragut, NISMA-AKR-PD ankohen në kushtetuese.

Mijëra pako me fletvotime erdhën në Kosovë nga diaspora pas mbajtjes së zgjedhjeve me 6 tetor.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte marr vendim që të mos pranohen 4 mijë e 639 fletëvotime të diasporës.

Por, pas një ankese që Lëvizja Vetëvendosje bëri në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, ato vota u pranuan dhe u futen në rezultatin përfundimtar.

Për këto vota nuk po i pranon në rezultat përfundimtar koalicioni NISMA-AKR-PD, që për këtë temë janë drejtuar në Gjykatën Kushtetuese.

Indeksonline ka arritur të sigurojë ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD e cila është dorëzuar në Gjykatës Kushtetuese e që konteston vendimin e Supremes.

Komento: