‘Fshesa’ Chelsea, largon tre lojtarë gjatë janarit

12:50 | 07 Nëntor 2019

Chelsea gati t’i shesë tre lojtarë gjatë janarit.

Chelsea po dëshiron ta shesë sulmuesin Olivier Giroud në afatin dimëror.

Sipas medieve angleze, Giroud, Pedro dhe Marcos Alonso do të shiten gjatë janarit, pasi nuk kanë vend në skuadër.

Giroud dhe Pedro iu përfundon kontrata në fund të sezonit dhe në mënyrë që të mos largohen nga “Stamford Bridge”, si lojtarë të ri “Blutë” kërkojnë shitjen e tyre, në mënyrë që të fitojnë një vlerë të parave.

Futbollisti francez ka luajtur vetëm një ndeshje në formacionin e parë këtë sezon dhe kërkon të luajë më shumë në mënyrë që të fitojë mundësinë për të luajtur me Kombëtaren e Francës.

Mirëpo, kjo gjë është e vështirë pasi qendërsulmuesi Tammy Abraham, vazhdon me formën e shkëlqyer.

Të interesuar për Giroud mbesin disa skuadra nga Amerika dhe Franca.

Komento: