‘Fshesa’ e Milanit, largon 3 lojtarë në janar

11:15 | 15 Nëntor 2019

Objektivi kryesor i Milanit në afatin kalimtar të janarit është të shesë tre lojtarë.

Sipas La Gazzetta dello klubi me qendër në Milano po kalon krizën financiare dhe u raportua më herët se ata do të duhet të shesin pak lojtarë në mënyrë që të balancojnë librat e tyre, përcjell ORAinfo.

Prandaj, sipas raportit të fundit, hierarkia e Milanit po punon jashtë orarit për të gjetur blerës të mundshëm për sulmuesin Fabio Borini, mesfushorin Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez.

Raporti thoshte se hierarkia e Milanit beson se largimi i treshes do t’i ndihmojë ata të gjenerojnë deri në 60 milionë euro.

Komento: