‘Fshesë’ e madhe te Juventus, ja kush qëndron dhe kush ikën

19:46 | 18 Mars 2022

Juventus përgatitet për rregullimin e skuadrës, ja kush qëndron dhe kush ikën?

Juventus po përgatitet për një ndryshim të rëndësishëm të skuadrës në verë me një listë të gjatë lojtarësh të lidhur me një lëvizje të mundshme në Torino, të gatshëm për të zënë vendet që do të lirohen.

“Bianconerët” janë gati të fillojnë një epokë të re dhe dalja nga Liga e Kampionëve ndaj Villarreal vetëm konfirmoi nevojën për të transformuar skuadrën në afatin kalimtar të verës së ardhshme në mënyrë që t’i japë Massimiliano Allegrit mjetet për t’u rikthyer klubin në krye, transmeton lajmi.net.

Juventusi dëshiron të përforcojë çdo departament nga mbrojtja në sulm, me Ryan Gravenberch që kryeson listën e opsioneve për mesfushën. Ajax dëshiron 35 milionë euro për të, dukshëm më e lartë se oferta prej 25 milionë euro e “Bianconerëve”.

Opsionet e tjera të mesfushës përfshijnë Frenkie De Jong të Barcelonës, Youri Tielemans të Leicester City, Renato Sanches i Lille, Paul Pogba i Manchester United dhe Jorginho i Chelseat. Më pak gjasa për të mbërritur në Torino është De Jong, i cili së fundmi ka shprehur dashurinë për skuadrën katalunase.

Opsionet e mbrojtjes përfshijnë Antonio Rudiger dhe Marcos Alonso të Chelseat, Gleison Bremer të Torinos dhe Nikola Milenkovic të Fiorentinës, me qendërmbrojtësin gjerman më të vështirë për të arritur një marrëveshje.

Ideja për forcimin e sulmit të Juventusit janë Gianluca Raspadori i Sassuolos dhe Nicolo Zaniolo i Romës, të cilët duken mjaftë të arritshëm.

Plani i Juventusit për të riparuar skuadrën do të thotë se duhet të punojnë edhe në tregun e largimeve.

Emri më i rëndësishëm në këtë listë është sulmuesi Paulo Dybala, të cilit kontrata i skadon në verë. Është ende e paqartë nëse do të nënshkruajë një marrëveshje të re apo jo, por largimi do të lironte shumë hapësirë në faturën e pagave.

Alvaro Morata gjithashtu mund të largohet, në varësi të kërkesave të Atletico Madrid dhe Moise Kean do të largohet gjithashtu.

Alex Sandro, Adrien Rabiot, Arthur dhe Luca Pellegrini janë emrat e tjerë të cilëve do t’iu tregohet dera nga Torino.

Komento: