​FSK merr pjesë në Konferencën dhe Panairin vjetor “AUSA 2023” në SHBA

18:26 | 13 Tetor 2023
​fsk-merr-pjese-ne-konferencen-dhe-panairin-vjetor-“ausa-2023”-ne-shba

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), në emër të KOMFSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Ilir Qeriqi po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2023” në Uashington.

Në kuadër të sesioneve të konferencës dhe panairit vjetor, gjeneral Qeriqi është takuar me përfaqësuesit e kompanive më të njohura prodhuese të industrisë amerikane të Mbrojtjes, respektivisht pajisjeve ushtarake, ku u njoftua me zhvillimet e fundit teknologjike në këtë fushë përmes prezantimeve informuese si dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjeneral Qeriqi në kuadër të konferencës ka takuar edhe drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James Hursch dhe përfaqësuesin nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Asistencë në Siguri (USASAC ) kolonelin Singleton, ku u diskutua për procesin e bashkëpunimit dhe blerjeve nga SHBA, ku synimi i KOMFSK-së, është që Ushtria e Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat e sigurisë.

Ndryshe, kjo vizitë është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në, në fushën e mbrojtjes, thuhet në një postim të FSK-së në Facebook./Front Online

Komento: