Ftohet raporti mes Kiarës dhe Luizit pasi patën një përlarje të ashpër

13:59 | 24 Shkurt 2023

Ftohet raporti mes dyshes së njohur, Kiarës dhe Luizit pasi patën një përlarje të ashpër.

Kiara është mërzitur së fundmi me Luizin. Kjo sepse ai ka hequr litarin (veprim që e dërgon në nominim) dhe i ka thënë Kiarës: Dua ta shikoj a na do publiku bashkë! Kjo e ka mërzitur moderatoren sepse këngëtari e ka rrezikuar dhe atë.

Ajo është shprehur se nuk e ka problem të dalë nga shtëpia, por nuk i vjen mirë që Luizi nuk e ka aspak problem ta rrezikojë vetëm për të parë nëse publiku i do apo jo.

Luizi: Ishim në nominim me Bledin. Nuk e morëm vesh a na do publiku bashkë apo jo.

Kiara: Dhe ti do ta marrësh vesh tani?

Luizi: Po. Pse rri si pulë?

Më vonë Kiara i ka qëndruar e distancuar dhe Luizi i është afruar. “Çfarë ke?”, i ka thënë ai: Je mërzitur pse të thashë rri si pulë?

Kiara:Heq litarin për të më vënë dhe mua në rrezik dhe më thua dua të shikoj a na do publiku bashkë. A je në terezi apo jo? Pse shprehesh kështu?

Luizi: Vjen prime pastaj dhe thua e kuptova, nuk flas më.

Kiara: O Luiz përderisa ma bën këtë bisedë më vjen keq që e thua kështu. Mund edhe të mos dal nuk ka lidhje, por thjesht kur e thua që e kalove këtë, ta kalojmë dhe një tjetër, është e shëmtuar. Tingëllon keq.

Luizi: Ça thashë?

Kiara: The e kaluam Bledin, do shohim a do e kalojmë këtë herë. Kiara: Si jo? Mos ma hidh mua sy për sy se nuk jam banorët e tjerë unë.

Luizi: Po pse flet kështu?

Kiara: Pse flas kështu? Se jam e mërzitur. U mërzita nga ajo që dëgjova. Nuk e kam problem unë të dal të dal nesër, të dal pasnesër nga këtu, ama ta dëgjoj nga goja jote që thua “nuk ka problem ta rrezikoj për të parë a na do publiku” tingëllon keq. Këtë po them.

Komento: