Fustane deri në 12 mijë euro? – Reagon Leonora Jakupi

16:06 | 18 Shkurt 2022

Fustane deri në 12 mijë euro?

Këngëtarja ka demantuar lajmet e mediave të shkruara.

Leonora Jakupi, shpesh është komentuar në media rozë se veshjet e saj kanë shifra të larta parash.

Megjithatë, ajo nuk ka folur ndonjëherë apo t’i demantoi këto lajme që sipas këngëtares nuk janë reale. E ftuar në programin e moderatores, Bieta Sulo, “Ftesë në 5”, artistja shqiptare u deklarua se mund të ketë diçka aty, këtu ndonjë veshje.

“Nuk janë të vërteta realisht. Ka diçka aty këtu që mund të ketë një kosto më të lartë, por që gjithmonë duhet me e ble një material me e qep me ndonjë dekorim por që jo, realisht nuk iu kushtoi shumë gjërave materiale rendësi. Por që si vajza që jemi, kemi dëshirë ta ndjekim një çikë edhe modën”, tha Lenora.

Tutje, e pyetur se sa është shifra e parave për veshjen me të lirë nga garderoba e saj, këngëtarja e hitit “A vritet pafajësia”, tha se ka veshje më të lirë, prej 10 deri në 5 euro.

Komento: