Futbollisti i Kosovës tani vendos të luaj për një kombëtare tjetër

09:37 | 03 Shkurt 2020

Futbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Liridon Krasniqi ka marrë pasaportën e shtetit të Malajzisë këtë mëngjes.

Futbollisti nga Vitia që është pjesë e skuadrës Johol Darul Tazim tashmë ka të drejtë të luaj edhe për Malajzinë.

28 vjeçari ka qenë pjesë e Kosovës para se të pranohet me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA por nuk luajti asnjëherë pas pranimit.

Mesfushori ofanziv ishte në formë të mirë derisa ishte pjesë e Kedah, por nuk e gjeti vetën në dy skuadrat tjera.

Komento: