Futbollisti i njohur anglez përfshihet në aksident të rëndë, kjo është gjendja e tij

09:08 | 29 Shtator 2019

Jermain Defoe është aksidentuar me veturën e tij.

Ish-sulmuesi i Anglisë, Jermain Defoe, është përfshirë në një aksident trafiku me Range Roverin e tij.

Ylli i Glasgow Rangers ishte në makinën e tij së bashku me të dashurën kur është përplasur me një BMW pasditen e së shtunës.

Defoe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga aksidenti. Fotot tregojnë qartë se sa keq është katandisur makina e 36-vjeçarit.

Njerëzit që kanë qenë në vendngjarje thonë se Defoe ka qenë i trullosur pas përplasjes, por nuk kishte gjak, ai ishte më i shqetësuar për të dashurën e tij.

Edhe klubi ka konfirmuar aksidentin, duke shtuar se askush nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Kujtojmë qe Defo ishte shok i ngushtë i Xherdan Shaqirit kur luanin të Stoke City.

Komento: