Fyerjet raciste nga i gjithë stadiumi në Pragë, Lukaku me kërkesë për UEFA-n

22:38 | 28 Nëntor 2019

Lukaku me kërkesë për UEFA-n.

Ylli i Inter, Romelu Lukaku, ka reaguar pas sjelljeve jo të hijshme të tifozëve çek, në Pragë.

Inter luajti kundër Slavia Prague, në një ndeshje që anash futbollit, vëmendja shkoi tek fyerjet raciste, të cilat shëmtuan këtë ndeshje.

Lukaku ka insistuar se i gjithë stadiumi i Slavia Prague bënin thirrje raciste, drejtuar belgut.

“E kam thënë herën e fundit që isha me skuadrën kombëtare. UEFA tani duhet të bëjë diçka për këtë, sepse gjëra të tilla në stadium, nuk janë të duhura” ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.

“Jemi në vitin 2019, ka shumë lojtarë me shtetësi të ndryshme në skuadrat e tyre. Kur në stadium ka njerëz jo të mirë, nuk është shembull i mirë për fëmijët” ka shtuar ylli i Inter.

Mbetet të shihet nëse UEFA do t’i përgjigjet thirrjes së Lukaku, për të marrë masa ndaj Slavia Prague.

Komento: