Shitja e sulmuesit italian Patrick Cutrone te Wolves ishte e mirë për Milan nga pikëpamja financiare, por mund të ketë qenë një gabim taktik, sipas një raporti nga Calciomercato, përcjell ORAinfo.
Raporti detajon se si kuqezinjtë ishin të kënaqur me kapitalin që vinte nga shitja, por tani problemet e tyre sulmuese po i bëjnë ata të dyshojnë në suksesin e shitjes.
Duke pasur parasysh problemet e Krzysztof Piatek dhe Rafael Leao përpara portës, aftësia për të luajtur Cutrone në vend të kësaj mund të kishte ofruar më shumë për thellësinë sulmuese të skuadrës.
Ndërkohë, Cutrone të Wolves ka vazhduar me formë të mirë. /ORAinfo/