Gabon Iliri: Zbulon pa dashje ‘dallaveret’ e Big Brother VIP

10:34 | 26 Shkurt 2022

Dalin në shesh ‘dallaveret’ e Big Brother VIP

Është përfolur gjatë në rrjetet sociale për polemikën se a e meritoj Iliri fitoren në Big Brother, kur të gjithë po prisnin që çmimin e madh ta merrte Donald Veshaj, shkruan Gazeta Metro.

Sonte gjatë transmetimit të puntatës së dytë të “Post Big Brother Vip” në Top Channel është diskutuar prapë kjo temë.

Kur Iliri filloj të fliste rreth kësaj teme por që duket ”rrëshqiti’, pasi që gjatë bisedës ai tha “çka do bëja unë me paratë e kisha vendosur ende pa hyrë në Big Brother”.

Me sa duket fituesi paska qene i ditur ende pa filluar spektakli.

Kjo tregon se ai kishte marrëveshje me produksionin që ta merrte vetëm gjysmën e çmimit dhe gjysma tjetër të shkoj për fondacionin “Dritan Hoxha”.

“Nuk kam nevojë për ftesa bamirësie i kam programuar këto që para se të hyja në program” është shprehur Iliri.

Komento: