Gabriel Jesus transferohet në Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gabriel Jesus transferohet në Serie A

16:38 | 22 Korrik 2021

Gati transferimi i verës: Gabriel Jesus transferohet në Serie A.

Gabriel Jesus te gjiganti italian.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Itali gjatë kësaj vere, raportojnë mediat angleze.

Braziliani nuk bën në planet e Guardiolës dhe pse ka kontratë me Qytetarët deri në vitin 2023.

Interesim për 24-vjeçarin ka shfaqur Juventus, mirëpo problemi qëndron te kërkesat e larta të Cityt.

Qytetarët kërkojnë 60 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe te Juventus janë optimist se mund të ulin kërkesat e Cityt dhe të sigurojnë shërbimet e Jesus.

Komento: