Garanca për krerët e UÇK-së: Gjykatësi i Speciales me kërkesë për Policinë e Kosovës

13:31 | 04 Dhjetor 2021

Gjykatësi i Speciales ia parashtroi 46 pyetje Policisë së Kosovës

Në “sirtarin” e Gjykatësit Francez të Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou po qëndrojnë ende kërkesat e avokatëve të krerëve të UÇK-së për lirim nga paraburgimi.

Të gjitha këto kërkesa përmbajnë në vete edhe garancën e Policisë së Kosovës, e cila është konfidenciale dhe për shkak të përmbajtjes së saj të ndjeshme nuk pritet të publikohet, shkruan lajmi.net.

Përveç garancës nga Policia, mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë të ditur se një të tillë e ka marrë edhe nga dy shtete të treta, të cilat janë anëtare të NATO-s.

Policia e Kosovës fillimisht nuk kishte dhënë garancë të mjaftueshme për krerët e UÇK-së, gjë që kishte çuar në refuzimin e lirimit të tyre nga paraburgimi.

Më pastaj, gjykatësi paraprak kishtë dhënë urdhër Policisë që të dërgojë letër të detajuar mbi aftësitë e saja operacionale për të mbikqyrur kushtet e arrestit shtëpiak.

Siç është bërë e ditur në parashtresat e avokatit të Selimit, David Young, kërkesa në fjalë e gjyqtarit paraprak përmbante 46 pyetje.

“Në fillim, përkundër paralajmërimit të saj të mëparshëm, mbrojtja vë në dukje përpjekjet e ZPS-së për të veçuar përgjigjen e PK-së dhe për të identifikuar aspekte të veçanta të përgjigjeve të detajuara ndaj 46 pyetjeve të parashtruara nga gjyqtari i procedurës paraprake për të minuar besimin në kapacitetin e PK-së për të zbatuar kushtet e lirimit të përkohshëm sikur një përgjigje jo e plotë mjafton për të garantuar vazhdimin e paraburgimit të z. Selimi. Gjyqtari i procedurës paraprake nuk duhet të bjerë në këtë kurth”, thuhet në parashtresë.

Pavarësisht se Policia e Kosovës i është përgjigjur detajisht këtyre pyetjeve, Zyra e Prokurorit të Specializuar me në krye Jack Smith po e konsideron të “pamjaftueshme” përgjigjen dhe po konsideron se Policia nuk ka kapacitete për të mbikqyrur efektshëm lirimin e krerëve të UÇK-së.
Komente të tilla të ZPS-së janë quajtur “shpifje” dhe “trillime” nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

“Së fundi, mbrojtja vë në dukje shpifjet e përgjithshme të ZPS-së kundër forcës së saj policore. Ai pretendon se “Kosova ende nuk ka ofruar garanci të mjaftueshme” dhe se “dështimet e vazhdueshme të Kosovës tregojnë një paaftësi të thjeshtë për të zbatuar masa të mjaftueshme”. SPO vë në pikëpyetje sinqeritetin e PK-së në përgjigjet e saj dhe “vetëkuptimin e PK-së për rreziqet dhe masat e nevojshme, e lëre më aftësinë e saj për të ekzekutuar masa të tilla.” Ajo(ZPS) akuzon në mënyrë të nënkuptuar policinë për bashkëpunim me mbrojtjen dhe ky është një sulm i jashtëzakonshëm i ZPS-së ndaj forcave të saj policore”, ka thënë avokati Emmerson na parashtresat e tij.

Komento: