Gati marrëveshja, Milani me super transferim nga Bundesliga

11:23 | 26 Janar 2022

Gjigandi italian AC Milan është në bisedime të përshpejtuara për nënshkrimin e yllit të ri të klubit gjerman Schalke 04, Malick Thiaw.

Kështu ka raportuar edhe gazetari i njohur i SPORT1, Patrick Berger i cili ka thënë se bisedimet janë në një stad të avancuar.

Për super-talentin gjerman janë të interesuara edhe West Ham, Napoli e Liverpool por raportohet se Milani e udhëheq garën dhe marrëveshja mund të mbyllet për rreth 10 milionë euro.

Milani gjithashtu është interesuar për mbrojtësin holandez, Sven Botman por nënshkrimi i tij në afatin kalimtar të janarit duket i vështirë për shkak të shifrave të larta që kërkohen për të (rreth 30 milionë euro).

‘Operacioni Botman’ duket se është shtyrë për në verë, ndërsa Thiaw pritet t’i bashkohet Milanit gjatë këtij afati kalimtar pasi klubi nga qyteti i modës aktualisht vuan për një qendërmbrojtës krah anglezit Fikayo Tomori.

Komento: