Gattuso i thotë ‘JO’ ekipit nga Serie A

19:25 | 02 Tetor 2019

Gennaro Gattuso ka refuzuar rikthimin në stolin e skuadrës së Serisë A.

Ish-trajneri i Milanit ka refuzuar ofertën që i erdhi nga Genoa, për të zëvendësuar në këtë detyrë trajnerin aktual Aurelio Andreazzoli.

Sipas mediave italiane, Gattuso nuk ka mbetur i kënaqur dhe i bindur nga projekti që ka patur klubi xhenoan, ndaj ka refuzuar.

Presidenti Preziosi synonte të bindte trajnerin për të ardhur në ekip, pas nisjes së dobët të kampionatit.

Në rast të shkarkimit Andreazzoli, kandidatët e mbetur në garë për të drejtuar Genoa janë Stefano Pioli, Davide Nicola dhe Thiago Motta.

Komento: