Gattuso – Sampdoria, presidenti Ferraro vjen me deklaratë bombastike – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gattuso – Sampdoria, presidenti Ferraro vjen me deklaratë bombastike

18:10 | 09 Tetor 2019

Sampdoria është në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Eusebio Di Francesco.

Ndër emrat me të përfolur është edhe ish-trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso.

Ky i fundit ende nuk ka vendos t’i bashkohet Sampdorisë, pavarësisht bisedimeve të gjata me presidentin e këtij ekipi, Massimo Ferrero, përcjell ORAinfo.

E mungesa e gatishmerisë së Gattusos për të vendosur, duket se ia ka humbur durimin presidentit Ferraro.

Ky i fundit ka deklauar për mediat italiane se nuk dëshiron që ekipin e tij ta drejtoj një person që nuk dëshirën dhe vullnetin për ta udhëhequr Sampdorinë.

“Unë nuk dua një trajner që duhet të bindë veten. Unë dua një person që ka dëshirë dhe entuziazëm të stërvisë Sampdoria time”, ka qenë mesazhi i Massimo Ferraros i cili thuhet se i është drejtuar Gattusos.

Mëgjithatë mbetet të shihet nëse Gattuso do të pranojë që ta udhëheq Sampdorinë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!