Gatusso ia bën “terr” Milanit, po ia merr yllin e madh

20:00 | 18 Dhjetor 2019

Napoli i Gattusos kërkon një mbrojtësi në tregun e dimrit.

Ricardo Rodriguez, dëshiron të luajë më shumë në funksion të Euro 2020 dhe në Milano ka mbledhur vetëm katër paraqitje në këtë ligë. Rrugët e tyre mund të ndahen në janar,përcjell ORAinfo.

Gattuso e kishte lojtarin në Milano më parë dhe është i prirur ta sjellë atë te Napoli për një ribashkim të mundshëm.

Klubi i Presidentit De Laurentiis po kërkon gjithashtu një udhëheqës në mesfushë. Po ashtu sipas Corriere dello Sport, emri i parë në listë është Lucas Torreira i Arsenalit./ORAinfo/

Komento: