Real Madrid është i interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang në afatin kalimtar të janarit.
Daily Mirror raporton sot se 30-vjeçari nuk është i kënaqur me përparimin e klubit me qendër në Londrën e Veriut dhe mezi pret që të lëvizë në të ardhmen e afërt drejt një ekipi me të madh, përcjell ORAinfo.
Sipas raportit të fundit, Los Blancos janë të gatshëm të përfitojnë nga situata dhe po kërkojnë të bëjnë një veprim për ish-sulmuesin e Borussia Dortmund qysh në janar.
Raporti gjithashtu deklaroi se Real janë gjithashtu të gatshëm të ofrojnë sulmuesin Luka Jovic në mënyrë që të sjellin Aubameyang në klub në afatin e janarit. /ORAinfo/