Genta do t’iu shkrijë me imazhin e fundit

09:43 | 22 Mars 2019

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Përmes një fotografie të shkëputur nga videoklipi i ri në të cilën duket tërheqëse, Genta ka zbuluar se kënga e re do të titullohet “Zjarr” , shkruan rtv21.

Ajo nuk ka bërë të ditur detaje të tjera, mirëpo mbetet të shihet se me çka do t’i befasoj fansat.

Ndryshe, “Papi” është projekti i fundit muzikor që Genta ka publikuar në gusht të vitit 2018 dhe deri tani kjo këngë në Youtube ka arritur mbi pesë milionë klikime.

Komento: