Gërvalla me kërkesë për komunitetin ndërkombëtar: Pranojeni, politika zbutëse ndaj Serbisë ka dështuar

20:50 | 14 Dhjetor 2023
gervalla-me-kerkese-per-komunitetin-nderkombetar:-pranojeni,-politika-zbutese-ndaj-serbise-ka-deshtuar

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po i bën thirrje komitetit ndërkombëtar, që të ndryshojë qasjen e saj zbutëse politike ndaj Serbisë.

Sipas saj, me letrën e kryeministres serbe, drejtuar BE-së, Serbia ka shprehur haptazi refuzimin e saj për zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

”Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”.

Komento: