Giroud arrin në Itali, ja kur pritet t’i nënshtorhet testeve mjekësore të Milani

21:03 | 15 Korrik 2021

Olivier Giroud ka mbërritur në Itali pas kalimit të testeve mjekësore do të nënshkuaj kontratë me AC Milanin.

Ai pritet që nesër t’i nënshrohet testeve mjekësore dhe pastaj ta nënshkruaj kontratën dy vjeçare.

Sidoqoftë, ai nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Pioli menjëherë.

Siç raportohet nga MilanNeës, pas nënshkrimit të kontratës me Milanin, Giroud do të rinisë pushimet e tij, përcjell ORAinfo.

Kjo pasi sulmuesi mori pjesë në Euro2020 me Francën dhe do të duhet pushimi shtesë.

Ai do të kthehet në Milano më 26 korrik, të njëjtën datë kur Mike Maignan dhe Ante Rebic do të bashkohen me shokët e tyre të skuadrës në Milanello.

Me fjalë të tjera, të tre ata duhet të jenë në dispozicion për të paktën disa nga miqësoret që Rossonerët kanë planifikuar.

Giroud do të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 3.5 milionë euro në vit nesër dhe ai mund të ndihet rehat gjatë pushimeve të tij, duke ditur që destinacioni i tij i ardhshëm është vendosur.

Shpresojmë se ai do të jetë një sukses për Milanin. /ORAinfo/

Komento: