Gjendet i vdekur një person që ishte shpallur i zhdukur

11:36 | 06 Nëntor 2022

Një person nga Prizreni i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 27 tetor është gjetur i vdekur të shtunën, njofton policia.

Ekipi i emergjencës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Për kërkimin e tij ishin të angazhuara edhe ekipit e kërkim-shpëtimit të FSK-së.

PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR

Prizren 27.10.2022 – 19:34. Raportohet se me datë 05.11.2022 në afërsi të Prevallës është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar.

Ekipi i emergjencës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në teren kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Komento: