Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Prishtinë, flasin nga Policia

17:04 | 12 Dhjetor 2021

Një person është gjetur i vdekur në kryeqytet.

Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete rreth orës 13:30 në rrugën “Murat Mehmeti në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Express se Policia dhe ekipi mjekësor dolën në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit konstatuan vdekjen.

“Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull 66 vjeç, është pa shenja jete”, tha Ahmeti.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, tha zëdhënësja e PK-së.

Komento: