Gjermanët lavdërojnë Milot Rashicën: Më i miri i Bundesligas

20:54 | 26 Tetor 2019

Milot Rashica ka vazhduar me paraqitjet spektakolare edhe në Bundesliga.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, nuk po ndalet së shënuari në kampionatin gjerman.

Rashica gjeti golin edhe në ndeshjen e luajtur sot, kundër Bayer Leverkusen, në udhëtimin ku Bremen luajti 2:2.

Pas ndeshjes, faqja zyrtare e Werder Bremen në ‘Twitter’ ka bërë një postim për Milotin, përcjell lajmi.net.

“Më i miri i Bundesliga” thuhet për Milot Rashican, si mbishkrim i disa statistikave të lojtarit.

Më poshtë postimi i faqes zyrtare të Bremen.

Komento: