Gjiganti anglez nis derbin për Thomas Muller

14:43 | 24 Tetor 2019

Manchester United vihet pas futbollistit të Bayern Munich, Thomas Muller.

Lajmi është bërë i ditur nga media gjermane ‘Sport Bild’, që shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për Thomas Muller, përcjell lajmi.

Ish reprezentuesi gjerman është parë si një mundësi e mirë për sulmin nga Ole Gunnar Solskjaer, që po kërkon pak freski në pjesën ofensive të skuadrës.

Thomas Muller ende është në pritje të golit të parë këtë sezon në Bundesligë te Bayern Munich.

Lojtari ka humbur besimin te trajneri Niko Kovac, dhe jo pak herë i është dashur të ngroh bankinën së fundi.

Komento: