Gjiganti italian ofron 30 milionë euro për Amir Rrahmanin

21:20 | 19 Dhjetor 2019

Napoli po shpreh interesim të madh për mbrojtësin kosovar.

Amir Rrahmani ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe italiane, Napoli.

Ylli i Kosovës, i cili aktualisht luan me skuadrën e Veronas, ka regjistraur një sezon të madh deri më tani, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të epërme në tabelë.

Gianluca Di Marzio bën të ditur se Napoli tashmë ka bërë ofertën për Amir Rrahmanin, si dhe shokun e tij të skuadrës, Amrabat, transmeton lajmi.

Napoli ka ofruar 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e të dy lojtarëve.

‘TMË’ raporton se Rrahmani pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me nënkampionët e Serie A.

Këtë operacion, Napoli synon ta mbyll më së largu në verën e ardhshme.

Komento: