Gjiganti italian ofron 50 milionë euro për ‘Pirllon e ri’, ndodhi e papritura

18:36 | 07 Shkurt 2020

Fiorentina ishin një nga klubet më aktive gjatë tregut të kaluar të dimrit.

La Viola përforcoi ekipin për të tashmen, por edhe për të ardhmen, duke parashikuar mini-revolucionin që do të vihet në skenë në verë qysh në janar. Dhe mes shumë lojtarëve të kërkuar është edhe emri i Sandro Tonali.

Sipas Gazzetta Dello Sport në momentet e fundit të dritares së transferimit – Fiorentina paraqiti një ofertë zyrtare prej 50 milionë eurosh Brescia për mesfushorin italian, përcjell ORAinfo.

Por kjo u refuzua nga presidenti i Brescias.

Ai e di se se nga Tonali mund të fitojë më shumë.
Inter, Milan dhe Juventus janë të gatshëm për të luftuar për lojtarin gjatë verës.

50 milionë euro do të jenë vetëm ofertat fillestare e një ankandi që do të lëshohet në verë.

Kjo ofertë mund të rrihtet nëse Tonali ftohet nga Mancini për ndeshjet e kombëtarës italiane në Kampionatin Evropian që do të luahet këtë verë./ORAinfo/

Komento: