Gjiganti italian po e transferon në janar ‘bishën’ e sulmit Mosie Kean

12:41 | 19 Nëntor 2019

Mosie Kean pritet të largohet në janar nga Everton.

Ish-sulmuesi i Juventus pritet të kthehet pas disa muajve sërish në Serie A, por jo të Juventus.

Është Roma ajo që ka shprehur interesim për sulmuesin e njohur italian. Kean po shihet si rezervë përfekte për Edin Dzekon.

Menaxheri i Giallorossi, Paulo Fonseca, e sheh Moise Kean si njeriun e duhur për të luajtur të Roma.

Corriere Dello Sport raporton se Roma është e interesuar që ta sjell në Itali qysh në janar sulmuesin 19 vjeçar, Mosie Kean.

Javët e fundit, është bërë e qartë se një largim në të vërtetë mund të jetë i mundur për italianin, i cili nuk është i kënaqur me situatën në Everton. /ORAinfo/

Komento: