Gjira na befason të gjithëve se sa shumë ka shtuar peshë

23:54 | 18 Qershor 2021

Edhe pse me disa kilogramë plus, Gjira nuk e ka kompleks të pozojë me bikini.

Dikur ishte një nga rep artistet më në zë në estradën shqiptare dhe shumë e pëlqyer nga publiku.

Fjala është për Gjira Kajtazin, vajza e cila me rreshtat e saj arriti të thyejë barriera dhe t’i këndojë realitetit pa kursime, shkruan “Kosovarja”.

Gjira tash e sa kohë është distancuar nga muzika dhe po e shijon jetën në Gjermani, pranë bashkëshortit dhe dy fëmijëve.

Por ajo nuk i mungon publikut dhe ndjekësve në rrjete sociale, pasi aty është shumë aktive duke postuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe duke komentuar ngjarjet e kohës.

Së fundi Gjira është në pushime me familjen dhe nuk kanë munguar fotografitë nga atje, madje në disa imazhe ajo shfaqet me bikini.

Edhe pse me disa kilogramë më shumë, ashtu si shprehet edhe vetë ajo, Gjira po duket bukur dhe e freskët.

Komento: