Gjithçka gati për derbin në Serie A: Milan- Roma, formacionet zyrtare

17:41 | 06 Janar 2022

Milani dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme të xhiros së njëzet.

Në San Siro, Milani dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 20-të të Serie A.

Rossonerët janë të dytët në renditje me katër pikë më pak se lideri Inter dhe synojnë ta ngushtojnë diferencën në krye të tabelës.

Giallorossët pozicionohen në vend të gjashtë në tabelë dhe kanë për qëllim të përfshihen në katër vendet e para.

Strategët Stefano Pioli dhe Jose Mourinho i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë të rëndësishme duke i zgjedhur edhe lojtarët që do të luajnë nga fillimi.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Florenzi, Gabbia, Kalulu, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Saelemaekers; Giroud.

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Mkhitaryan, Veretout, Pellegrini, Vina; Zaniolo, Abraham.

Komento: