Goditen nga vetura dy këmbësorë në Prishtinë

19:50 | 03 Dhjetor 2021

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Dy këmbësorë janë lënduar pasi janë goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Agron Borovci, i cili ka thënë se këmbësorët janë dërguar për trajtim mjekësor.

”Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Borovci.

Komento: