‘Goditje’ për Barcelonën, sapo morën lajmin ‘katastrofal’

17:46 | 08 Shtator 2019

Një lajm i keq ka ardhur për skuadrën e Barcelonës.

Samuel Umtiti është larguar nga Kombëtarja e Francës dhe do të humbasë ndeshjen e kualifikimit për Euro 2020 kundër Andorras pasi pësoi një dëmtim në këmbë.

Qendërmbrojtësi tashmë ka hyrë në vitin e tretë me lëndime të shpeshta, dhe tashmë e ka pësuar edhe në këmbën e dajthtë.

Franca konfirmoi para fitores së së shtunës 4-1 ndaj Shqipërisë se Umtiti po vuante me lëndime, duke lënë kampin e ‘Gjelave’.

Franca njoftoi sot se dëmtimi do ta lë jashtë atë kundër Andorras, që do të thotë se ai është rikthyer te Barcelona.

Umtiti humbi vendin e tij startues edhe te ekipi katalunas pas dy viteve me lëndime të zakonshme dhe nga kjo përfitoi Clement Lenglet,duke u bërë partneri i zakonshëm i Gerard Pique.

Komento: