Gold AG pas një kohe të gjatë vjen me një paralajmërim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gold AG pas një kohe të gjatë vjen me një paralajmërim

17:34 | 11 Qershor 2021

Gold AG paralajmëron koncert në Han të Elezit për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Reperi Gold Ag ka bërë të ditur se do mbajë koncert në Elez Han.

Gold AG, një ndër rep artistët më të pëlqyer të estradës, gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, shkruan lajmi.net.

Reperi i cili mbledh fansa të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, së fundmi njoftoi se po vjen me një koncert. Lajmërimin reperi e dha përmes një postimi në Instagram.

Ai publikoi një foto në Instastory ku u shpreh se në orën 19:00 ditën e nesërme (12 qershor) ai do të mbajë një koncert.

Koncerti vjen në nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, dhe do të mbahet në Han të Elezit.

Komento: