Grabitja e armatosur në Mitrovicë, Policia angazhon edhe qentë për kapjen e personit

23:34 | 07 Dhjetor 2021

Një person i armatosur dhe i maskuar ka grabitur një shumë të parave në një pompë derivatesh në Kçiq të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka njoftuar se deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve, punëtor në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar”, ka thënë Zahiti.

I dyshuari është ende në arrati, ndërsa Policia ka angazhuar edhe qentë për kërkimin e tij.

Komento: