
Tifozët e Milanit kanë arsye të festojnë.
Granit Xhaka po kalon momente të vështira tek Arsenali pas problemeve me tifozët.
Pas ndeshjes me Crystal Palacen, ylli shqiptar nuk është ftuar më në asnjë ndeshje tjetër.
Largimi i tij nga Londra është i pashmangshëm dhe këtë pritet ta bëjë që në janar.
Sipas “Calciomercato”, Xhaka është duke kërkuar shtëpi në Milano.

Edhe më parë është raportuar se rosonerët janë duke e kërkuar mesfushorin e Zvicrës.
Transferimin e tij mund ta kryejë shumë lehtë Gazdisi, i cili e kishte marrë tek Arsenali nga Monchengladbachu.