Grenell i përmend edhe vizat, thotë se ka biseduar me Merkelin për këtë ҫështje

21:46 | 27 Mars 2020

Richard Grenell ka folur edhe në lidhje me vizat.

I dërguari i posaqëm i SHBA’së në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell sonte ka treguar se i ka bërë kërkesë kancelares Angela Merkel që të ndihmojë Kosovën për vizat.

Grenell ka thënë se Merkel i ka thënë që do ta ketë parasysh këtë gjë.

‘’Kjo politikë duhet të rregullohet. E ngrita këtë cështje vitin e kaluar, drejtpërdejt me Merkelin. Ndoshta për viza të punës ose viza të industrive specifike. Ajo tha po mund të bëjmë. Ajo këshilloi ekipin e saj që të punonte në këtë drejtim’’ ka thënë Grenell.

‘’Ju duhet të vazhdoni t’i besoni evropianëve dhe amerikanve’’, shtoi ai

Komento: