Grenell: Nuk ka mbështetje për Kosovën, nëse nuk hiqet taksa

21:16 | 27 Mars 2020

Grenell ka thënë se nuk ka mbështetje për Kosovën, nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.

Emisari i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell ka thënë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë heqjen e taksës në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi dypalësh.

“Duam që të largohet taksa në mënyrë që të vazhdojnë bashkëpunimi dhe puna jonë dypalëshe” ka thënë ai.

Grenell ka thënë se SHBA besonse taksa ishte duke e dëmtuar popullin e Kosovës.

“ Ne besojmë se taksa duhet të largohet pa mëdyshje dhe menjëherë, sepse po e lëndonte popullin e Kosovës. Nuk është duke e ndihmuar zhvillimin ekonomik, që është qëllimi ynë, prandaj ne ishim duke u siguruar që të gjitha agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara do ta përkrahnin atë politikë” ka theksuar Grenell.

Komento: