Gruaja merr fëmijët dhe ikën në Shqipëri, kërkon nga burri 10 mijë euro për t’i kthyer

09:17 | 17 Maj 2022

Një qytetar në Obiliq ka raportuar se bashkëshortja e tij, shtetase e Shqipërisë ka marrë dy vajzat e tyre dhe është larguar nga vendi.

I njëjti ka theksuar se e dyshuara i ka marrë dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri, e për t’i sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima ka kërkuar 10 mijë euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për ti sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro. Rasti është duke u hetuar”, thekson raporti.

Rasti është duke u hetuar.

Komento: