Guardiola e do me çdo kusht yllin e Milanit te City

09:41 | 25 Janar 2022

Merkatoja e Milanit: Pep Guardiola ka gati shkëmbimin për Theo Hernandez.

Tekniku i Manchester City, Pep Guardiola ka shënjestruar tash e sa kohë mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez.

Skuadra e Stefano Piolit po vazhdon që të humbas terren kundrejt Simone Inzaghit në luftën për titullin në Serie A.

Pep Guardiola nga ana tjetër po synon transferimin e Theo Hernandez por ka gati një shkëmbim që më shumë se kurrë mund ti nevojitet Rossonerëve.

Spanjolli është i gatshëm që për Hernandez të ofrojë shërbimet e Gabriel Jesus, një emër që do të sillte garanci për vitet e ardhshme në sulmin e kuqezinjëve.

Një refuzim i kësaj oferte do të ishte një vetëvrasje për Piolin pasi Massimiliano Allegri po pret momentin e duhur për ta sjellë në Torino brazilianin.

Komento: