Guardiola ia merr nga duart yllin që e kërkonte Milan

18:43 | 22 Janar 2022

Manchester City, do të përfundojë nënshkrimin e sulmuesit të River Plate, Julian Alvarez, i cili ishte një objektiv kryesor për AC Milan.

AC Milan është gati të mbyllë nënshkrimin e përhershëm të Pietro Pellegrit. Sulmuesi italian do të huazohet te Torino për pjesën e mbetur të sezonit. Tifozët kishin shpresuar se largimi i Pellegrit do t’i detyronte kuqezinjtë të nënshkruanin një sulmues të ri dhe Julian Alvarez ishte emri i preferuar,përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë e kishin ndjekur për një kohë të gjatë asin argjentinas dhe agjenti i tij ka qenë në Casa Milan në disa raste. Megjithatë, Alvarez është i vendosur t’i bashkohet gjigantëve të Premier League, Manchester City.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është në fazën përfundimtare. Manchester City do të shpenzojë 16 milionë euro plus shtesë për sulmuesin 21-vjeçar. Julian Alvarez do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit në River Plate dhe do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës gjatë verës.

Një marrëveshje e favorshme për River Plate, të cilët marrin një tarifë të kënaqshme transferimi për sulmuesin e tyre dhe në të njëjtën kohë mund të mbajnë lojtarin e tyre për gjashtë muaj të tjerë. Kushtet që AC Milan nuk ishte në gjendje t’i ofronte River Plate pavarësisht se kishte një marrëveshje për kushtet personale ./ORAinfo/

Komento: