Guardiola jep lajmin e madh për tifozët e Man Cityt

18:52 | 25 Nëntor 2019

Pep Guardiola do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll ka bërë të ditur më herët gjatë kësaj jave se nuk do të largohet nga ‘Citizens’, pa përfunduar plotësisht aventurën e tij.

Ish trajneri i Barcelonës duket i lumtur tek Man City, edhe pse këtë sezon po has në vështirësi.

“Dua të qëndrojë, nuk kam arsye për t’u larguar. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që punoj me këtë klub, me këta lojtarë dhe njerëzit që mendojnë se tërhiqem nuk më njohin mua” ka thënë Guardiola gjatë kësaj jave, transmeton lajmi.

Por, ‘Goal’ shkruan se tifozët e Man City nuk duhet të presin që Guardiola do të vazhdojë kontratën.

Më herët emri i spanjollit është lidhur me një kalim të mundshëm tek Juventus, por tashmë skuadrën italiane e drejton Maurizio Sarri.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit spanjoll.

Komento: