Guardiola: Këtë lojtar nuk e shesim as për 500 milionë euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Guardiola: Këtë lojtar nuk e shesim as për 500 milionë euro

23:56 | 10 Tetor 2019

Phil Foden duket se është i preferuari i Guraiolës.

Mesfushori i datëlindjes 2000 me fanellën e Manchester Cityt ka mahnitur edhe Pep Guardiolën aq sa duket se Foden është një talent i lindur që pritet të ketë një karrierë mbresëlënëse.

Lojtari në fakt ka gjetur pak hapësira në formacionin e Citizens gjatë muajve të fundit aq sa ka menduar largimin nga Etihad Stadium por Guardiola në një intervistë për gazetën The Sun ka frenuar zërat e merkatos në lidhje me të duke theksuar se Foden nuk mund të shitet për një arsye pasi ai është e ardhmja e klubit dhe drejtuesit e Citizens nuk do të privoheshin nga ai as për 500 milionë euro.

Një sinjal ky se Guardiola e vlerëson maksimalisht talentin e përfaqësueses U-21 të Anglisë.

“Nuk e kemi rinovuar kontratën me të aksidentalisht”, tha Guardiola që ka kërkuar sa më parë kontratë të re për Foden.

“Ai është lojtari i vetëm që nuk bën të shitet në asnjë mënyrë, i vetmi. As për 500 milionë euro”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!