Guradiola trajner i kësaj skuadre të madhe evropiane?

17:23 | 19 Dhjetor 2019

PSG po e dëshiron Pep Guardiolën si trajner të klubit.

Gjiganti francez e sheh trajnerin spanjoll si zëvendësuesin ideal të trajnerit aktual, Thomas Tuchel

Paris Saint-Germaini ia ka vënë syrin Pep Guardiolës.

Klubi francez e ka bërë spanjollin si trajnerin favorit për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez, “Le10 Sport”, përcjell Express.

Gjiganti parisien do të ndahet me Tuchelin nëse ky i fundit nuk e fiton Ligën e Kampionëve në fund të sezonit.

Pronarët nga Katari e kanë në opsion edhe Xavi Hernandezin.

Por, edhe Massimiliano Allegri është në radarin e PSG-së.

Sidoqoftë, Guardiola, i cili mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, është dëshira më e madhe e kampionit francez.

Komento: